Loading...
Kurse Fotografie2022-07-12T09:38:19+00:00

Tirana Photo Festival 2022

 

Armand Habazaj Photography – Shaping the Light – Punëtori (workshop) në studio fotografike profesionale me ndriçim natyror, artificial dhe të kombinuar. Skema të ndryshme ndriçimi për një fotografi perfekte. Metoda të kontrollimit dhe komandimit të dritës dhe baza të fotografisë në studio për portrete dhe still life. Workshop-i udhëhiqet nga një dyshe fotografësh me shume eksperiencë, fantazi dhe kreativitet të cilët prej shumë kohësh janë ndër fotografët dhe studiot më të mira në Shqipëri.

Workshop me Armand Habazaj

Tema: Shaping the Light
Kohezgjatja: 2 ditë
Data: 9-23 shtator
Ora: Tbc
Vendi: Studio e fotografeve/ Galeria e artit Tirane
Numri i pjesëmarrësve: Max 20 persona (nr i limituar. Kush regjistrohet i pari)
Pagesa për workshop: Leksioni është falas për pjesmarrësit e ekspozitës. Për të gjithë të tjerët pagesa është 1.500 Lekë.

Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.

Dita e pare: 16:00-17:00: Presentation teorik i kursit

Temat:  Kompozimi i fotos. 2. Teknikat baze te fotografimit. 3. Ndricimi ne foto

Dita e dyte: Praktike individuale, analiza e punës, vërejtjet, vlerësimet. Përfundimi

Si të regjistroheni për këtë workshop?

Dërgo email te [email protected] me subjektin: Workshop me Armand Habazaj

Vendosni emrin, mbiemrin, email, nr telefoni

Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.

Bevis Fusha – Photography & Philosophy – Leksion i hapur në salle me një fotograf i cili nuk ka aspak nevojë për reklamë. Ju të gjithë e njihni atë dhe fotografinë e tij tepër të veçantë, akute, të drejtpërdrejtë dhe përherë të menduar. Pikërisht çfarë qendron si mendim pas fotografisë autoriale do të jetë edhe punëtoria jonë me Bevis Fusha.

Workshop fotografie me Bevis Fusha

Tema: Photography & Philosophy
Kohezgjatja: 2 ditë
Data: 9-23 shtator 
Ora:
Vendi: Galeria e Artit, Tirane
Numri i pjesëmarrësve: Max 20 persona (nr i limituar. Kush regjistrohet i pari)
Pagesa për workshop: Leksioni është falas për pjesmarrësit e ekspozitës. Për të gjithë të tjerët pagesa është 1.500 Lekë.

Pagesa kryhet në zyrat e Tirana Photo Festival dhe Visit Tirana

Dita e pare: 16:00-17:00: Presentation teorik i kursit

Temat: 1  Teknikat baze te fotografimit. 2. Fotografia si komunikim

Dita e dyte: Praktike individuale, analiza e punës, vërejtjet, vlerësimet. Përfundimi

Si të regjistroheni për këtë workshop?

Dërgo email te [email protected] me subjektin: Workshop me Bevis Fusha

Vendosni emrin, mbiemrin, email, nr telefoni

Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.

Photo Safari with Albert Cmeta

Data: tbc ; Ora: 16.00
Kohëzgjatja: 2 orë; Vendi: Galeria e Artit, Tirane
Pagesa: 1 500 lekë. Përfshin udhëtimin jashtë Tiranës me furgon / makinë.

Nr i pjesëmarrësve: 15 maksimumi (nuk ka kritere, 15 të parët regjistrohen)
Albert Çmeta – Fotosafari “Tirana Through Lens” – Kjo punëtori do të zhvillohet aty ku natyra është vërtet e paprekur dhe ku drita vizaton fotografi pareshtur. E gjithë kjo me një fotograf te specializuar prej vitesh në peisazh dhe fotografi naturalistike, ndër fotografët më të mirë të sektorit në Shqipëri

Si të regjistrohem?
Regjistrohu me email te [email protected], duke shkruar ne Subjekt: Photo Safari with Albert Cmeta

Pagesën mund ta bëni në pikat e EasyPay ose në zyrën e Tirana Photo Festival.