Tirana Photo Festival
Festival vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania
Tirana Photo Festival është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve tanë, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë. Një qëllim fisnik për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë. Janë zhvilluar 6 edicione vjetore, ku suksesi dhe popullariteti kanë kaluar pritshmëritë tona. Tashmë me besim për suksesin e këtij eventi, kemi hapur thirrjet për Tirana Photo Festival 2024. Fotografia është hobi më popullor në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve. Një foto vlen sa 1000 fjalë, por në kohë të vështira, një foto bën histori. Ky festival është gjithëpërfshirës, për amatorë e profesionistë, është një mundësi për gjithë ata që e duan fotografinë. Mirëpresim aplikime nga vendi dhe mbarë bota!
Konkurs fotografie
Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #Rrënjët/Roots. Tema përfshin çdo foto që përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, autenticitetin e tyre. Kthim te rrënjët, te gjithçka që është e shtrenjtë dhe me vlerë për shqiptarët. Foto të gjithckaje qe na perfaqëson ne si shqiptarë, foto të vendeve kulturore më domethënese, foto të parqeve tona, zonave të mbrojtura, biodiversitetit tonë të vecantë, florës dhe faunës, por dhe kërcimeve, veshjeve, foto të proceseve autentike të prodhimit te produkteve tona, ushqimeve tona, zakonet dhe traditat mikëpritëse. Çfarë kemi unike, atë që duhet ta mbrojme dhe tia lëmë brezave në trashëgim.
Apliko
Photo series
Tirana Photo Festival 2024 mirëpret propozime nga fotografë profesionistë për programin e ekspozitave photo series. “Tema: #Rrënjët/Roots. Tema përfshin një seri fotosh të cilat tregojnë një histori për Shqipërinë dhe Shqiptarët, autenticitetin e tyre. Kthim te rrënjët, te gjithçka që është e shtrenjtë dhe me vlerë për shqiptarët. Foto të gjithckaje qe na perfaqëson ne si shqiptarë, foto të vendeve kulturore më domethënese, foto të parqeve tona, zonave të mbrojtura, biodiversitetit tonë të vecantë, florës dhe faunës, por dhe kërcimeve, veshjeve, foto të proceseve autentike të prodhimit te produkteve tona, ushqimeve tona, zakonet dhe traditat mikëpritëse.
Apliko
AI foto dhe video
Kjo thirrje është për gjithë artistët e rinj që duan teknologjinë. Një art i gjeneruar nga Inteligjenca artificiale. Tema “Identiteti dhe rrënjët tona”. Video ose foto si mund të përmirësojmë identitetin tonë, trashëgiminë tonë natyrore e kulturore. Si ti ruajmë gjërat që na përfaqësojnë më mirë. Si mund të përmirësojmë sitet tona kulturore, parqet tona, si e shihni ruajtjen e identietit duke përdorur teknologjinë. Le të sjellim përmes artit tuaj një Shqipëri tjetër, sic do e donim pa humbur identitetin. Përdorni talentin dhe fantazine per te na sjelle Shqiperine e endrrave. Fituesi shpallet në eventin e Tirana Photo Festival 2024
Hapen Aplikimet