Tirana Photo Festival 2023, edicioni i 6-të, u organizua nga data 9-17 shtator 2023 në Parkun e Liqenit të Tiranës në Tiranë.
Ky ishte edicioni i parë në natyrë pas pesë festivaleve të suksesshme të organizuara në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë së Arteve në Tiranë. Tema e edicionit të 6-të ishte Në lëvizje.  Më shumë se 500 fotografë konkurruan për foton më të mirë në kategorinë Single Foto.
Fituesja e Festivalit është Majlinda Dedaj. Në vendin e dytë ishin Driton Bublaku dhe Korab Basha, ndërsa të tretin Denis Morina dhe Blerta Hasani.
Për foton më të mirë artistike ishin edhe shumë fitues të tjerë, si Renis Hyka. Fani Kurti për foton më të mirë të udhëtimit, dhe tre çmime inkurajuese për Kela Mezinin, Edinjo Jahja dhe Eriseld Myrto
Fituesja e kategorisë së serive fotografike ishte Chiara Bellamoli, nga Holanda Fituesi i videos më të mirë u shpall Juan Penaloza.
Në kuadër të këtij festivali fotografik u organizuan tre punëtori.
Tur fotografik nga Albert Cmeta në liqenin e Cekrezës me fotografë të rinj.
Për dy ditë rresht me fotografë të rinj u organizua një workshop nga Bevis Fusha, Tregimi në Fotografi.
Roland Tasho drejtoi një tjetër workshop të titulluar Projekti në Fotografi, me pjesëmarrjen e dhjetëra fotografëve të rinj.
Festivali i Fotografisë është një nga festivalet më të rëndësishme të fotografisë në Shqipëri. Organizohet çdo vit në Tiranë dhe ka pjesëmarrje mbarëbotërore. Bashkia e Tiranës dhe donatorë të tjerë e mbështesin atë.
2024-01-26T15:58:44+00:00