Loading...
Konkurs fotografie2019-07-04T09:16:27+00:00

Konkurs fotografie


Afati i aplikimeve: 1 Shtator 2019

Tirana PhotoFestival është një event vjetor fotografie që zhvillohet në Tiranë. Ne besojmë se gjithë fotografëve, dhe gjithë pasionantëve të fotografisë u duhet dhënë një mundësi që të tregojnë punën e tyre. Nga 1 Maj-1 Shtator 2019, pranohen foto nga gjithë Shqipëria. Më të bukurat do të ekspozohen në ditët e Tirana Photo Festival nga 8-15 Tetor 2019

Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota
Tema: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë. Fotografia të jetë bërë në Shqipëri. (Fotot mund të jenë vende, qytete, natyre, njerëz, portrete etj)
Pagesa: 1-5 photo (500 leke). Kjo pagesë modeste është një ndihmë nga ana juaj për printimet e fotove që do publikohen në ekspozitën 7 ditore të Tirana Photo Festival në Tetor

Çmimet për fituesit

Çmimi i parë

  • Një aparat profesional ofruar nga Fujifilm Albania  me vlerë 1000 euro
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Publikim në Albumin e Tirana Photo Festival 2019
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Çmimi i dytë

  • Shpërblim prej 40 000 lekë
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Publikim në Albumin e Tirana Photo Festival 2019
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Çmimi i tretë

  • Shpërblim prej 20 000 lekë
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Publikim në Albumin e Tirana Photo Festival 2019
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Fotoja më e pëlqyer nga publiku

  • Një aparat fotografik Instax ofruar nga Fujifilm Albania 
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Publikim në Albumin e Tirana Photo Festival 2019
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Fotografi më i ri i vitit 2019

  • Aparat Instax ofruar nga Fujifilm Albania
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Publikim në Albumin e Tirana Photo Festival 2019
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Rregulla të Festivalit

E drejta e autorit

• Emri i autorit është absolutisht e drejtë e autorit. Emri do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Fotot e printuara per ekspozitë janë pronë e organizatorit
• Albumi i prodhuar me foto është pronë e organizatorit

Përfitimi i fotografëve

• Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike
• Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
• Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën 7 ditore -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga  fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
• Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione

F.A.Q

A mund të marr pjesë në gjithë konkurset?2019-05-15T08:45:19+00:00

Po padiskutim

Nëse kam probleme me dërgimin e fotove si të veproj?2019-04-25T19:32:06+00:00

Në dërgo email dhe ne do ju përgjigjemi

S’kam kartë krediti. Si mund të paguaj?2019-05-15T08:49:06+00:00

Mund të na dërgoni fotot me email, dhe të ndiqni udhëzimet që do ju japim aty për pagesën edhe në cash

Cilat janë dimensionet që duhet të kenë fotot?2019-04-25T19:32:35+00:00

Maksimumi 1MB, rekomandohet rezolucion maksimumi 1200px në pjesën më të gjatë të fotos.

A mund të jenë fotot me ngjyra apo bardh e zi?2019-04-25T19:41:45+00:00

Po sipas dëshirës

A mund të editohen fotot?2019-04-25T19:51:33+00:00

Po, mund të përdoren filtra, por të mos shtohen elementë që nuk i ka foto origjinale

Me çfarë pajisje duhen bërë fotot?2019-04-25T19:46:31+00:00

Me cdo lloj pajisje dixhitale apo film

Fotot duhet të jenë nga gjithë Shqipëria?2019-04-25T19:55:57+00:00

Po

Eshtë ky konkurs i hapur për këdo?2019-04-25T19:56:07+00:00

Po profesionistë dhe amatorë mund të marrin pjesë nga e gjithë bota

Submit your photo