Loading...
Konkurs fotografie2020-06-08T14:23:22+00:00

Konkurs fotografie


Afati i aplikimeve: 1 Shtator 2020

Tirana Photo Festival është një event vjetor fotografie që zhvillohet në Tiranë.

Tema për këtë vit: Një foto për jetën.

Pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe Covid19, si dhe shumë sfidave me të cilat po përballet Shqipëria dhe bota, ne duam të japim mesazhin e shpresës për një jetë më të mirë.

Nga 1 Qershor -1 Shtator 2020, pranohen foto nga gjithë Shqipëria. Më të bukurat do të ekspozohen në ditët e Tirana Photo Festival nga 8-15 Tetor 2020

Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota
Fotografia të jetë bërë në Shqipëri. (Fotot mund të jenë peisazhe, portrete, njerëz etj)

Çmimet për fituesit

Çmimi i parë

  • Një aparat profesional ofruar nga Fujifilm Albania X-T20, me dy lente, 16-50 dhe 50-230
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Çmimi i dytë

  • Aparat profesional ofruar nga Fuji Film Albania, XF10
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Çmimi i tretë

  • Aparat Instax Mini, ofruar nga Fuji Film Albania
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

E drejta e autorit:

• Emri i autorit është absolutisht e drejtë e autorit. Emri do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Fotot e printuara per ekspozitë janë pronë e organizatorit
• Albumi i prodhuar me foto është pronë e organizatorit

Përfitimi i fotografëve

• Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike
• Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
• Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën 7 ditore -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga  fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
• Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione