Konkurs fotografie2022-07-26T13:12:29+00:00

Konkurs fotografie 2022

Thirrje e hapur për gjithë fotografët (foto single)

Tema: YouthHood (Rinia).

Tema e këtij viti përkon me Tiranën si kryeqyteti Europian i Rinisë, por kërkon të fokusohet në ndaljen e emigrimit të të rinjve. Ne besojmë verbërisht se të rinjtë janë ata që duhet të qëndrojnë e ta ndërtojnë këtë vend, vendin tonë. Në këtë prizëm, thirrja jonë është që të kthejmë sytë nga rinia. Për këtë, ju ftojmë të sillni përmes një fotografie ëndrrat, frikërat, lirinë, argëtimin, sjellet e të rinjve. Mund ta bëni këtë duke përdorur të gjitha zhanret e fotografisë, portretin, peisazhin urban, fotografinë e rrugës, etj. Na tregoni rininë shqiptare në cdo perspektivë të syrit tuaj.

 


Afati i aplikimeve: 15 Gusht 2022

 

Tirana Photo Festival është një event vjetor nderkombetar fotografie që zhvillohet në Tiranë.

Tema për këtë vit: Youthhood (Rinia)

Nga 1 Maj -15 Gusht 2022. Sillni rinine shqiptare ne foto, por dhe vende e pamje te Shqiperise ku pjese e saj eshte Rinia, rinine qe argetohet, qe punon, qe iken….. Rinine ne gjithe dimensionin e saj shqiptar, sipas syrit tuaj

Më të bukurat do të ekspozohen në ditët e Tirana Photo Festival 2022

 

Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota

Çmimet për fituesit

Çmimi i parë

  • 50 000 leke
  • Foto ne ekspoziten e Festivalit për 1 javë
  • Promovim në media
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

 

Çmimi i dytë

  • 30 000 leke
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

Çmimi i tretë

  • 20 000 leke
  • Paraqitje në ekspozitë 7 ditë
  • Artikull të dedikuar në portalin turistik Visit Tirana www.visit-tirana.com

 

E drejta e autorit:

• Emri i autorit është absolutisht e drejtë e autorit. Emri do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Fotot e printuara per ekspozitë janë pronë e organizatorit
• Albumi i prodhuar me foto është pronë e organizatorit

 

Përfitimi i fotografëve

  • Pjesmarrje në një nga eventet më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri.
  •  Takime, trajnime dhe workshop fotografike gjatë festivalit.
  • Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike
    • Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
    • Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën 7 ditore -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga  fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
    • Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione

Specifikimet teknike

Fotot duhet te jene ne formatin dixhital me keto specifikime:
• Format i fotos: JPG
• Dimensionet: Imazhet duhet te jene minimumi 1500 pixel ne anen me te gjate
• Emertimi i fotove: Fotot duhet te emertohen me mbiemrin e fotografit ne numer rrites. psh: mbiemri_01.jpg
• Fotot nuk duhet te kene logo apo emer autori siper. E drejta do te respektohet dhe emri i autorit do te printohet ne fund.

Nese jeni i interesuar per te bere pagesen prej 500L,nepermjet EasyPay  ju lutemi aplikoni ketu:

Nese jeni i interesuar per te bere pagesen prej 500L,nepermjet bankes ose zyrave tona, ju lutemi aplikoni ketu: