Konkurs fotografie 2023
Thirrje e hapur për gjithë fotografët (foto single)
Tema: Në Lëvizje (On the Move)!
Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #NëLëvizje. Tema përkon me njeriun në lëvizje, në punë, në sport, në naturë, në rrugë etj. Njerëzit duhet të lëvizin për të mbajtur veten të shëndetshëm dhe aktiv. Por dhe viti kur teknologjia po lëviz shumë shpejt dhe njeriu duhet të përshtatet: punët po ndryshojne, aktivitetet po ndryshojnë, e ardhmja është mjaft sfiduese. Në lëvizje, do te thotë që preferohen foto jo statike. Lëviz, është gjithashtu një thirrje që njerëzit të aktivizohen dhe më shumë në shoqëri, të ndihmojnë të tjerët, të marrin një rol në politikë, në mjedis, duke kontribuar për një qytet më të mirë, për një planet më të sigurt.
Afati i aplikimeve: 25 Gusht 2023
Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota
Fotot duhet të jenë bërë në Shqipëri
E drejta e autorit:
• Emri i autorit është absolutisht e drejtë e autorit. Emri do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Fotot e printuara per ekspozitë janë pronë e organizatorit
• Albumi i prodhuar me foto është pronë e organizatorit
Përfitimi i fotografëve
- Pjesmarrje në një nga eventet më të rëndësishëm të artit pamor në Shqipëri.
- Takime, trajnime dhe workshop fotografike gjatë festivalit.
- Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike
• Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
• Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën 7 ditore -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
• Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione
Specifikimet teknike
Fotot duhet te jene ne formatin dixhital me keto specifikime:
• Format i fotos: JPG
• Dimensionet: Imazhet duhet te jene minimumi 1500 pixel ne anen me te gjate
• Emertimi i fotove: Fotot duhet te emertohen me mbiemrin e fotografit ne numer rrites. psh: mbiemri_01.jpg
• Fotot nuk duhet te kene logo apo emer autori siper. E drejta do te respektohet dhe emri i autorit do te printohet ne fund.