Konkurs Foto Single2024-05-20T11:06:30+00:00

Konkurs fotografie 2024

Thirrje e hapur për gjithë fotografët (foto single)

Tema: Rrënjët (Roots)

 Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #Rrënjët (Roots). Tema përfshin çdo foto që përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, autenticitetin e tyre. Kthim te rrënjët, te gjithçka që është e shtrenjtë dhe me vlerë për shqiptarët. Foto të gjithckaje qe na perfaqëson ne si shqiptarë, foto të vendeve kulturore më domethënese, foto të parqeve tona, zonave të mbrojtura, biodiversitetit tonë të vecantë, florës dhe faunës, por dhe kërcimeve, veshjeve, foto të proceseve autentike të prodhimit te produkteve tona, ushqimeve tona, zakonet dhe traditat mikëpritëse.  Çfarë kemi unike, atë që duhet ta mbrojme dhe tia lëmë brezave në trashëgim. Fotot mund te jene portret, landscape, street photography etj

Afati i aplikimeve: 28 Prill- 28 Qershor 2024

Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota

Fotot duhet të jenë bërë në Shqipëri

 

E drejta e autorit:

• Emri i autorit do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Organizatori nuk ka te drejte te perdore fotot per qellime te tjera vec ketij festivali.

  • Fotot e printuara per ekspozite mund te terhiqen nga secili fotograf ne perfundim te ekspozites.

Perfitimet e pjesemarrjes:

  • Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike ne mediat sociale te Festivalit
    • Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
    • Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën e Festivalit -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga  fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
    • Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione

Specifikimet teknike

Fotot duhet te jene ne formatin dixhital me keto specifikime:
• Format i fotos: JPG
• Dimensionet: Imazhet duhet te jene minimumi 1500 pixel ne anen me te gjate
• Emertimi i fotove: Fotot duhet te emertohen me mbiemrin e fotografit ne numer rrites. psh: mbiemri_01.jpg
• Fotot nuk duhet te kene logo apo emer autori siper. E drejta do te respektohet dhe emri i autorit do te printohet ne fund.

  • Fotot nuk duhet te perpunohen, retushohen dhe ndryshohen ne fotoshop.  Nuk lejohen foto te nxjerra nga inteligjenca artificiale

Aplikoni ketu:

Apliko