Loading...
Projekte fotografike2026-02-12T21:40:53+00:00

Konkurs per projekteFotografike

Kjo thirrje eshte per foto Stories:

Secili mund të dërgojë deri 10 foto.

Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #Offline (The life beyond the screen). Tirana Photo Festival është  Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri. Ndryshimet e jashtëzakonshme globale, zëvendësimi i mijëra vendeve të punës nga inteligjenca artificiale, përdorimi i telefonit në gjithë shërbimet jetësore, e ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre online, jo vetëm për të punuar por dhe për t’u argëtuar. Izolimi social, shkatërrimi i familjes, probleme të shëndetit mendor, largimi nga natyra dhe nga jeta në komunitet, mungesa e humanizmit por dhe solidariteti për të reaguar së bashku për shkelje të drejtash -janë burim i jetës online. Ja përse tema jonë këtë vit fton fotografët të sjellin bukuritë e botës offline, natyrën, vendet, njerëzit, argëtimin, humanizmin, solidaritetin, dashurinë, punët e dorës, bujqësinë, kujdesin për më të dobëtit. Të gjitha në edicionin e 9të të Tirana Photo Festival.

Afati i dërgimit: 15 Maj 2026