Mirëseerdhët në Tirana Photo Festival2019-06-27T15:25:27+00:00

Eventi më i madh fotografik në Shqipëri

Tirana Photo Festival është një event i përvitshëm që organizohet në vjeshtë në Tiranë. Edicioni i parë u zhvillua në 1-9 Nëntor 2018 në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar dhe rezultoi një sukses i plotë, si për numrin e pjesëmarrësve, vizitorëve dhe përshtypjeve të gjithë fotografëve dhe dashamirësve.

Këtë vit festivali zhvillohet në 8-15 Tetor 2019, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Cila është risia e këtij edicioni?

Festivali ka disa komponentë:

  1. Konkurs fotografie për gjithë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Fotot duhet të dërgohen me email sipas procedurave të caktuara
  2. Thirrje për seri fotosh për ekspozitë. Ky konkurs është për fotografët profesionistë
  3. Thirrje për konkurs videosh. Video më e bukur do të të jetë fituese e festivalit

Cmimet këtë vit mundësohen nga Ministria e Kulturës dhe Fujifilm Albania. Një falenderim special për sponsorat tanë dhe për gjithë fotografët që na mbështetën për ta organizuar për herë të dytë këtë event.