Visit Tirana2021-12-09T08:57:50+00:00

Visit Tirana eshte portali turistik i Tiranës. Informacione për turistët dhe shqiptarët që duan të vizitojnë dhe njohin më mirë kryeqytetin e Shqiperisë.

Visit Tirana nisi si një projekt vullnetar për të promovuar qytetin tonë. Fillimisht vetëm me një llogari në Twitter dhe Facebook në 2013, ku promovohej gjithçka rreth Tiranës, në një kohë që kishte shumë pak agjenci apo media sociale që punonin në këtë drejtim. Më pas u bë zëri autentik i Tiranës në gjuhën angleze, ku fokusi ishin turistët e huaj që vizitojnë qytetin. Nga postimi thjesht i fotove nga Tirana, Visit Tirana nisi të publikonte çdo event që u interesonte turistëve të huaj, informacione praktike se çfarë të vizitojnë në qytetin tonë. Duke qenë së ishim e vetmja media sociale që postonte informacione të përditësuara në anglisht, sapo kryetari i bashkisë z. Erion Veliaj, erdhi në drejtimin e Bashkisë Tiranë, na kontaktoi, dhe na vlerësoi duke na akorduar çmimin  “Personaliteti i Vitit 2015”, për punën e palodhur në promovimin e Tiranës.  “E vlerësoj shumë punën e palodhur të stafit të Visit Tirana për promovimin e qytetit tonë. Takoja njerëz nëpër evente dhe më thoshin se e kishin marrë vesh nga Visit Tirana në Twitter. Ju keni bërë punën e bashkisë dhe ne nuk e dimë se kush ishit. Një punë totalisht vullnetare dhe pa mbështetje nga ne. Ju falenderojmë shumë!” –tha kryetari Veliaj kur dorëzoi çmimin stafit të Visit Tirana.

Visit Tirana më tej krijoi portalin e madh turistik në 3 gjuhë, me informacione nga A-Z për turizmin në Tiranë. Gjithashtu krijoi ture unike, një database eventesh të përditësuara dhe nisi bashkëpunimin me gjithë institucionet dhe bizneset turistike të Tiranës. Sot Visit Tirana vazhdon të jetë burimi kryesor i informacionit për turistët që vizitojnë Tiranën. Cdo muaj Visit Tirana shkruan rekomandime çfarë të bësh në Tiranë, dhe cilat evente të ndjekësh.  Gjithashtu organizon cdo sezon konkurse fotografie, duke angazhuar të rinjtë të promovojnë Tiranën.

VIZITO FAQEN