Loading...
Workshop on Photography2019-04-13T12:39:11+00:00

Leksione mbi fotografinë

Nëse jeni të rinj të apasionuar pas fotografisë, gjatë këtij festivali kemi menduar dhe një mundësi për ju që të mësoni diçka rreth artit të fotografisë.
Ju lutem regjistrohuni në këtë email: tiranaphotofestival@gmail.com duke vendosur thjesht në subjekt:  Pjesëmarrje në workshop.

Axhenda e workshop:

Dita 1

-Mëngjes. Teori, leksion offline 2-3 orë
-Bazat e fotografisë. Opsionet manuele të kameras lidhja mes aperture, shutter and iso. Të shohësh dhe ndjesh dritën
-Kushtet më të mira për të bërë foto: të mësosh të ndjekësh orët e arta dhe orët blu
-Disa këshilla se si të punosh me dritën e fortë në mesditë
-Mbrëmje 2 orë para perëndimit
-Ecje – Photo walk
-Praktimi i teorisë

Dita 2

-Pjesëmarrësit përgatisin post prodhimin e fotove të tyre dhe zgjedhin tre më të mirat për t’i diskutuar bashkë

Dita 3

-Diskutim mbi gabimet më të zakonshme
-Zgjedhja e punëve më të bukura fotografike të pjesëmarrësve
-Kursi jepet nga fotografja ruse Alla Simacheva

Ps. Tarifa promocionale për këtë workshop është 3000 lekë. Vendet janë të limituara, kështu që regjistrimi dhe pagesa duhet bërë më parë në zyrat e Visit Tirana, që të siguroni pjesëmarrjen tuaj.