Tirana Photo Festival 20232024-01-26T16:26:26+00:00

Project Description

Fituesit e Tirana Photo Festival 2023

Festivali vjetor që mbledh të rinjtë e apasionuar pas fotografisë ishte një sukses edhe këtë vit, i cili ishte edicioni i gjashte që zhvillohet. Tashmë është kthyer në traditë ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në mjediset e Amfiteatrit te Tiranes ne daten 12 Shtator 2023. Ky ishte edicioni i pare qe u mbajt outdoor, pra jashte ne natyre dhe fotot u vendosen pergjate gjithe Parkut te Liqenit Artificial

Festivali u organizua nga DMO Albania, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Festivali zgjat një javë nga 9-17 shtator 2023, ku u shfaqen pergjate gjithe Liqenit nga Diga te Amfiteatri rreth 100 fotot me te mira.

Tema e edicionit të 6-të ishte Në lëvizje, ose Ne Levizje në shqip. Më shumë se 500 fotografë konkurruan për foton më të mirë në kategorinë Single Foto. Fituesja e Festivalit është Majlinda Dedaj. Në vendin e dytë ishin Driton Bublaku dhe Korab Basha, ndërsa të tretin Denis Morina dhe Blerta Hasani.

Për foton më të mirë artistike ishin edhe shumë fitues të tjerë, si Renis Hyka. Fani Kurti për foton më të mirë të udhëtimit, dhe tre çmime inkurajuese për Kela Mezinin, Edinjo Jahja dhe Eriseld Myrto Fituesja e kategorisë së serive fotografike ishte Chiara Bellamoli, nga Holanda Fituesi i videos më të mirë u shpall Juan Penaloza.

Festivali u zhvillua ne mjediset e Liqenit te Tiranes

Në kuadër të këtij festivali fotografik u organizuan tre punëtori. Turne fotografik nga Albert Cmeta në liqenin e Cekrezës me fotografë të rinj. Për dy ditë rresht me fotografë të rinj u organizua një workshop nga Bevis Fusha, Tregimi në Fotografi. Roland Tasho drejtoi një tjetër workshop të titulluar Projekti në Fotografi, me pjesëmarrjen e dhjetëra fotografëve të rinj. Festivali i Fotografisë është një nga festivalet më të rëndësishme të fotografisë në Shqipëri. Organizohet çdo vit në Tiranë dhe ka pjesëmarrje mbarëbotërore. Bashkia e Tiranës dhe donatorë të tjerë e mbështesin atë.