Loading...
About Us2019-11-06T15:13:23+00:00

Tirana Photo Festival- eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri


Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Edicioni premierë i këtij Festivali u mbajt nga 1-9 Nëntor në Tiranë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj.

Në edicionin e parë të tij, pati 7000 foto konkurente. Tema ishte Promovimi i Tiranës përmes fotografisë. Edicioni i dytë u zhvillua më 8-15 Tetor, po në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Tema ishte: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme. Risia në edicionin e dytë ishte se përvec konkursit fotografik dhe ekspozitës me 100 foto konkurente, u zhvillua dhe një konkurs me foto series si dhe konkurs me video 1 minutë të gjitha rreth Shqipërisë.

Si nisi kjo ide?

Gjithçka nisi përmes portalit turistik visit-tirana.com që menaxhohet nga stafi i DMO Albania. Visit Tirana përmes kanaleve sociale organizon çdo tre muaj, çdo sezon konkurse turistike që nga viti 2016, me hashtaget: #TiranaSpring; #TiranaSummer; #TiranaAutumn; #TiranaWinter. Ideja ishte të promovohej kryeqyteti i Shqipërisë. Duke parë numrin e madh të fotove që dërgoheshin për konkurset sezonale, stafi i DMO Albania ideoi eventin Tirana Photo Festival. Edicioni i parë ishte një suprizë e vërtetë, dhe shumë i suksesshëm. Në Shqipëri ka konkurse fotografie kryesisht për fotografët profesionistë, por Tirana Photo Festival është më gjithëpërfshirës duke u dhënë mundësi dhe fotografëve të rinj e amatorë.

Falë sponsorave tanë, Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar, Fuji Film Albania etj, kemi arritur ta bëjmë këtë festival më të dashurin për publikun.

Kush e organizon?

DMO ALBANIA, është organizata për menaxhimin e destinacioneve në Tiranë, që është ideatore e mjaft projekteve të bukura me qëllim marketimin e destinacioneve jo vetëm në Tiranë, por dhe në zonat UNESCO, si Gjirokastra, Liqeni i Ohrit, Berati, etj

Tirana photo festival

Z. Veliaj: Thjesht e dua ekipin e @VisitTirana

Eventin në natën e hapjes e përshëndeti zv kryetari i Bashkisë Tiranë, z Andi Seferi, ndërsa kreu i Bashkisë z. Erion Veliaj vizitoi ekspozitën në ditën e fundit të Ekspozitës.
Fjalët e kryetarit të Bashkisë z. Erion Veliaj ishin shumë inkurajuese për stafin tonë: “Thjesht e dua ekipin e Visit Tirana- ata janë një grup i pavarur, që shpesh promovojnë qytetin tonë më mirë sesa ne që e kemi për detyrë ta bëjmë këtë në Bashkinë e Tiranës. Faleminderit për këtë ekspozitë me foto të mrekulueshme- kënaqësi teksa shoh kaq shumë dashuri për Tiranën përmes mijëra fotove.”