Roland Tasho
Fotograf
Roland Tasho fotograf i njohur shqiptar i cili ka mbi 40 vite vjet që merret me fotografinë. Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 70 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi, Hungari etj. 6 çmime ndërkombëtare, 11 libra fotografikë të botuar deri tani.
Armando Babani
Fotograf/ Fotoreporter
Armando Babani është një fotograf dhe fotoreporter i njohur në Shqipëri me mbi 30 vite experience. Ai ka fiksuar ngjarje të rëndësishme në Shqipëri ne fokusin e aparatit fotografik, me te cilin eshte apasionuar qe ne moshen 8 vjecare. Autor i një serë ekspozitash kombëtare dhe ndërkombëtare. Armando është juri e Foto Series si dhe do drejtoje punetorine “Jo një fotografi, një histori me fotografi”.
Monika Stafa
Autore/gazetare
Autore e dokumentareve historike dhe artistike dhe e rubrikës Vitrina e Librit. Autore e 7 librave në vështrim historik. Lëvron opinionin në shtypin e shkruar. Doktore e shkences në Histori.
Rozafa Shpuza
Fotograf
Rozafa Shpuza lindi në Shkodër. Ajo është fotografe dhe poete e mirënjohur. E veçanta e krijimtarisë së saj është se fotografia dhe poezia kanë një lidhje të pashmangshme me njëra-tjetrën, çka përbën edhe kyçin e suksesit të saj. Rozafa ka hapur shumë ekspozita personale dhe të përbashkëta në disa vende të botës dhe është nderuar me çmime ndërkombëtare. Galeri ODA quhet galeria që Rozafa ka hapur në shtëpinë e vjetër të prindërve në Shkodër, e cila është kthyer në një strehë për artistë nga mbarë bota.
Elton Koritari
Kurator
Elton Koritari eshte bashkeudhetar i Tirana Photo Festival duke u kujdesur per kurimin e festivalit, temave, ekspozites, dhe promocionit te saj. Administrator i EJAlbum. Manaxher projektesh, kurator arti, ekspert për komunikimin dhe dizajnin prej vitesh, Eltoni beson akoma verbërisht tek forca e fotografisë. Aplikon këtë filozofi në çdo projekt dhe në punën e përditshme në EJAlbum duke iniziuar projekte të ndryshme brenda dhe jashtë kompanisë, duke kuruar fushata marketingu, storytelling, duke drejtuar kurse dhe workshop-e dhe natyrisht duke organizuar ekspozita dhe evente në fushën e artit pamor.
Albert Cmeta
Fotograf i Tiranës
Albert Cmeta është fotograf pasionant kryesisht i rrethinave të Tiranës. Ai ka botuar një sërë albumesh fotografike si Tirana Through Lens , apo Beautiful Tirana. Albert Cmeta prej vitesh është lektor në Foto Turet qe Tirana Photo Festival organizon cdo vit. Eshte fitues i disa cmimeve kombetare. Ka qene juri e konkurseve sezonale për Tiranën, #TiranaSpring, #TiranaSummer #TiranaAutumn dhe #TiranaWinter, të cilat Visit Tirana i organizon që prej vitit 2016.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

