Tirana Photo Festival 20212022-04-19T11:31:42+00:00

Project Description

Fituesit e Tirana Photo Festival 2021

Festivali vjetor që mbledh të rinjtë e apasionuar pas fotografisë ishte një sukses edhe këtë vit, i cili ishte edicioni i katërt që zhvillohet. Tashmë është kthyer në traditë ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në 8 Tetor në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Të pranishëm në ceremoni ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi si dhe zv/ministrja e kulturës znj. Meri Kamberi, të cilët përshendetën festivalin dhe dhuruan çmime për fituesit.

Festivali u organizua nga DMO Albania, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës. Festivali zgjat një javë nga 8-15 Tetor, ku gjatë kësaj jave qëndron e hapur për publikun ekspozita me 100 fotot finaliste në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar.

Fituesit e këtij e edicioni janë:
Çmimi i parë: Gerti Kadillari (Shtegu i luleve, Kukës) mundësuar nga Ministria e Kulturës me vlerë 40 000 leke

Çmimi i dytë: Najada Dafa (Shishtavec, Kukes) mundësuar nga Ministria e Kultures me vlerë 30 000 leke

Çmimi i tretë: Fatjon Sinani (Valamara, Pogradec) mundësuar nga Ministria e Kultures me vlerë 20 000 leke.

Çmime speciale:

Fotoja e Saimir Kalbaj u vlerësua për mesazhin sensibilizues të promovojmë Shqipërinë por edhe të mos e ndotim. Vlera e çmimit 10.000 lekë

Çmimi i konkurseve sezonale te VisitTirana, fituese Luljeta Mustafaj. Vlera 10 000 lekë.

Çmimi i ofruar nga EjAlbum, një portfolio me punimet e Fabiola Muhollari.

Çmimi i videos më të mirë
Duli Kasmi per videon me drone nga Sylbica, Tropoje. Vlera 10 000 lekë.

Brian Hoxha & Ledio Hysi per videon promovuese të Shqiperise. Vlera 10 000 lekë.

Gjithashtu, në kuadër të festivalit u organizuan dy kurse fotografie, të mundësuara nga Arena Center. Kurset ishin dy ditore të zhvilluara në ditë të ndryshme, dita e parë teori dhe dita e dytë praktikë me lektorët Soela Zani dhe Albert Cmeta.