Konkurs fotografie 2026
Thirrje e hapur për gjithë fotografët (foto single)
Tema: Offline
Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #Offline (The life beyond the screen). Tirana Photo Festival është Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri. Ndryshimet e jashtëzakonshme globale, zëvendësimi i mijëra vendeve të punës nga inteligjenca artificiale, përdorimi i telefonit në gjithë shërbimet jetësore, e ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre online, jo vetëm për të punuar por dhe për t’u argëtuar. Izolimi social, shkatërrimi i familjes, probleme të shëndetit mendor, largimi nga natyra dhe nga jeta në komunitet, mungesa e humanizmit por dhe solidariteti për të reaguar së bashku për shkelje të drejtash -janë burim i jetës online. Ja përse tema jonë këtë vit fton fotografët të sjellin bukuritë e botës offline, natyrën, vendet, njerëzit, argëtimin, humanizmin, solidaritetin, dashurinë, punët e dorës, bujqësinë, kujdesin për më të dobëtit. Të gjitha në edicionin e 9të të Tirana Photo Festival.
Afati i aplikimeve: 15 Maj 2026
Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota
E drejta e autorit:
• Emri i autorit do vendoset në fotot e printuara, në ekspozitë dhe Album si dhe në cdo përdorim në mediat sociale
• Organizatori nuk ka te drejte te perdore fotot per qellime te tjera vec ketij festivali.
- Fotot e printuara per ekspozite mund te terhiqen nga secili fotograf ne perfundim te ekspozites.
Perfitimet e pjesemarrjes:
- Promocion të emrit dhe punës tuaj artistike ne mediat sociale te Festivalit
• Publikim të fotos në gjithë kanalet sociale të Visit Tirana
• Printim dhe ekspozim të fotos në ekspozitën e Festivalit -fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë në ekspozitë qe do te qendroje e hapur nje jave per publikun
• Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë pjesë e albumit fotografik i cili do te printohet dhe do te shperndahet në institucione
Specifikimet teknike
Fotot duhet te jene ne formatin dixhital me keto specifikime:
• Format i fotos: JPG
• Dimensionet: Imazhet duhet te jene minimumi 1500 pixel ne anen me te gjate
• Emertimi i fotove: Fotot duhet te emertohen me mbiemrin e fotografit ne numer rrites. psh: mbiemri_01.jpg
• Fotot nuk duhet te kene logo apo emer autori siper. E drejta do te respektohet dhe emri i autorit do te printohet ne fund.
- Fotot nuk duhet te perpunohen, retushohen dhe ndryshohen ne fotoshop. Nuk lejohen foto te nxjerra nga inteligjenca artificiale

