Tirana Photo Festival 2025 u zhvillua nga 18 deri 30 Qershor 2025 ne Tirane dhe tema per kete vit ishte MESDHEU. Prurjet ne kete festival ishin te jashtezakonshme nga me shume se 10 vende te Mesdheut. Festivali Nderkombetar i Fotografise kete vit kishte hapur tre kategori per aplikime: Foto Single, Foto Stories dhe Video

Foto Single si gjithnje eshte e hapur per te gjithe nga mosha 15 vjec deri pa limit, fotografe amatore apo profesioniste te cilet edhe me nje celular mund te kapin fotot e tyre. Gati 1000 foto u aplikuan dhe nga keta vetem 150 prej tyre u vendosen ne ekspozite.

Ekspozita u cel te Sheshi Austria prane Teatrit te Kukullave ne daten 19 Qershor. Nderkohe  qe eventi i cmimeve u mbajt me 24 Qershor po ne kete shesh. Dhjetra vete moren pjese nderkohe juria e nderuar e perbere nga Roland Tasho, Rozafa Shpuza, dhe Ben Blushi perzgjodhen keto foto:

Fituesit e @TiranaPhotoFestival 2025, Edicioni 8

1. Denis Morina (Kategoria Single)
2. Florie Cenaliaj (Kategoria Single)


1. Radoje Jovanociv (Foto Stories)
2. Mehmet Uluyurt (Foto Stories)

Cmim inkurajues: Esmeralda Korini
Cmim i publikut : Giulia Forza

Video me e mire: Altin Serani

 

Workshope

Nje workshop shume interesant u zhvillua  në COD ne kuader te Tirana Photo Festival 2025, “Photography as a project”.

Një takim plot frymëzim për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, në moderimin e drejtores së festivalit Eva Kushova dhe në praninë e fotografëve dhe artistëve: Ben Blushi, Roland Tasho dhe Elton Koritari.
Diskutime, shkëmbime idesh dhe njohuri për botën e imazhit – atmosfera ishte e ngrohtë dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrës që e duan dhe e jetojnë fotografinë.

Ndersa nje foto Safari u zhvillua ne daten 25 ne Liqenin Allgjate ne Tirane, ku fotografi Albert Cmeta dha leksion per fotografine e Peisazhit me kursantet e regjistruar.

 

Ky festival u pa nga mijera turiste te cilet vizituan Festivain dhe madjje bene mjaft foto ne mjediset e ekspozites

 

2025-06-29T19:51:22+00:00