Tirana Photo Festival
Festival vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania
Tirana Photo Festival është Festivali më i madh fotografik në Shqipëri. Një festival kushtuar artit të fotografisë, motivimit dhe vlerësimit të artistëve tanë, promovimit të Shqipërisë përmes fotografisë dhe edukimit të të rinjve me artin e fotografisë. Një qëllim fisnik për të rritur krijimtarinë dhe mbështetur artin dhe kulturën e vendit tonë. Janë zhvilluar 8 edicione vjetore, ku suksesi dhe popullariteti kanë kaluar pritshmëritë tona. Tashmë me besim për suksesin e këtij eventi, kemi hapur thirrjet për Tirana Photo Festival 2026. Fotografia është hobi më popullor në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve. Një foto vlen sa 1000 fjalë, por në kohë të vështira, një foto bën histori. Ky festival është gjithëpërfshirës, për amatorë e profesionistë, është një mundësi për gjithë ata që e duan fotografinë. Mirëpresim aplikime nga vendi dhe mbarë bota!
Konkurs fotografie
Thirrje e hapur për gjithë fotografët. Tema: #Offline (The life beyond the screen). Tirana Photo Festival është Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri. Ndryshimet e jashtëzakonshme globale, zëvendësimi i mijëra vendeve të punës nga inteligjenca artificiale, përdorimi i telefonit në gjithë shërbimet jetësore, e ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre online, jo vetëm për të punuar por dhe për t’u argëtuar. Izolimi social, shkatërrimi i familjes, probleme të shëndetit mendor, largimi nga natyra dhe nga jeta në komunitet, mungesa e humanizmit por dhe solidariteti për të reaguar së bashku për shkelje të drejtash -janë burim i jetës online. Ja përse tema jonë këtë vit fton fotografët të sjellin bukuritë e botës offline, natyrën, vendet, njerëzit, argëtimin, humanizmin, solidaritetin, dashurinë, punët e dorës, bujqësinë, kujdesin për më të dobëtit. Të gjitha në edicionin e 9të të Tirana Photo Festival.
Afati i aplikimeve: 20 Maj 2026
Photo series/projekte

Video
Kategoria e trete e aplikimeve eshte per video. Kjo thirrje është për gjithë artistët e rinj që duan teknologjinë. Video drone, reels.. Tema: #Offline (The life beyond the screen). Tirana Photo Festival është Festivali më i madh i fotografisë në Shqipëri. Ndryshimet e jashtëzakonshme globale, zëvendësimi i mijëra vendeve të punës nga inteligjenca artificiale, përdorimi i telefonit në gjithë shërbimet jetësore, e ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre online, jo vetëm për të punuar por dhe për t’u argëtuar. Izolimi social, shkatërrimi i familjes, probleme të shëndetit mendor, largimi nga natyra dhe nga jeta në komunitet, mungesa e humanizmit por dhe solidariteti për të reaguar së bashku për shkelje të drejtash -janë burim i jetës online. Ja përse tema jonë këtë vit fton fotografët të sjellin bukuritë e botës offline, natyrën, vendet, njerëzit, argëtimin, humanizmin, solidaritetin, dashurinë, punët e dorës, bujqësinë, kujdesin për më të dobëtit. Të gjitha në edicionin e 9të të Tirana Photo Festival.
Afati i aplikimeve: 20 Maj 2026
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]