Rregullat e Tirana Photo Festival2020-06-08T13:40:07+00:00

Rregullat e TFF2020

Kohezgjatja: Konkursi i fotografise hapet nga 1 Qershor- 1 Shtator 2020

Si të bëhesh pjesë:
Çdo njeri mund të jetë pjesë e Tirana Photo Festival. Mjafton që të dërgoni fotot tuaja në përputhje me rregullat e Festivalit

Pagesa:
Për cdo dërgesë nga 1-5 foto kostoja e pjesëmarrjes është 500 Lekë. Por kjo nuk është e limituar, pasi gjithkush mund të dërgojë dhe 5 të tjera, e kështu me radhë.

Pasi të plotësoni formularin online do të shkoni direkt te faqja e Easy Pay për të bërë pagesën.

Propozimet do të konsiderohen si pjesë e konkursit pasi të merret konfirmimi i pagesës së pjesëmarrjes.

Rregullat teknike të pjesëmarrjes

• Fotografia do të dërgohet në format dixhital
• Formati i fotos: JPG
• Madhësia:  Minimumi 1500 pixels në pjesën më të gjatë
• Fotoja të emërohet me emrin e autorit

  • Mos shkruani emrin sipër fotos

Përfitimet për fotografët

  • Duke dërguar foton tuaj ju bëheni pjesë e konkursit për 50 fotot me te bukura
  • Fotoja juaj mund të përzgjidhet për t’i publikuar në kanalet e mediave sociale të Visit Tirana dhe emri juaj do të shfaqet në të gjitha publikimet për festivalin.
  • Fotoja juaj mund te perzgjidhet si nje nga fotot më të bukura do jenë në ekspozitë që do të qendrojë e hapur një javë për publikun
  • Fotografët pjesëmarrës dhe fotot e tyre do promovohen pasi punët e tyre do ndahen vazhdimisht në media sociale.

E drejta e autorit

  • Në çdo rast që foto do përdoret, do vendoset emri i autorit ( në ekspozitë, në album dhe në të gjitha përdorimet online, web apo media sociale)
  • Fotot e printuara për ekspozitë janë pronë e organizatorit
  • Albumi i prodhuar me foto është pronë e organizatorit.